TIRANË – Analisti Ilir Kulla ka publikuar emrat e figurave kombëtare, që do të dekorohen sot nga Presidenti Bujar Nishani me rastin e Ditës së Flamurit duke shprehur njëkohësisht, vlerësimin e tij për emrat e përzgjedhur nga Nishani.

“Presidenti Bujar Nishani, – shkruan Kulla, – dekoron Isa Boletinin, Mujo Ulqinakun, Ymer Dishnicen, Mustafa Gjinishin, Qemal Stafën, Kryetarin e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, nacionalistët Lepenica dhe Butka, që të gjithë njerëz që propaganda e pasardhësve në pushtet të Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës dhe Vuk Tempos me ne krye Koçi Xoxen etj. kërkuan t’i zhdukin nga faqja e historisë shqiptare. Respekte. President Bujar Nishani, – përfundon Kulla.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb