News24 ka zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen në Kavajë për të cilin u arrestua nënkomisari Kastriot Gjongecaj.

News24 mëson se sherri ka nisur fillimisht të mërkurën mes Denis Gjongecajt dhe 29 vjecarit Kiti Kazazi për shkak te një parakalimi me makinë. Denis Gjongecaj, djali i policit është konfliktuar verbalisht me 29-vjeçarin dhe janë ofenduar me njëri-tjetrin për disa manovra të gabuara me makinë dhe janë larguar.

Por këtë të enjte Denis Gjongecaj ka qenë bashkë me babanë e tij polic Kastriot Gjongecaj në Kavajë, ku kanë hasur Kiti Kazazin i cili pretendon se polici dhe djali i tij i kanë shkuar pranë. Të 3 personat kanë dalë nga makina dhe janë konfliktuar sërish.

AMP dyshon se ka qenë djali i policit ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj makinës së Kiti Kazazit i cili fatmirësisht nuk është lënduar. Nga hetimet rezulton se janë shkrepur 3 plumba, ku një plumb ka kapur pjesën e makinës. AMP ka arrestuar Kastritot Gjongecaj efektivin e policisë, por ai para hetuesve ka mohuar duke thënë se nuk ka qëlluar me armë dhe se nuk kanë dashur të vrasin 29-vjecarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: