Ndërsa u bënë me dije shifrat e të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka një apel edhe për mësuesit në këtë fillim viti shkollor. Sipas Msh-së, mësuesve ju takon të bëhen bashkëpunues dhe të njoftojnë koordinatorët e shkollës për çdo rast tyë dyshimtë që mund të kenë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes strukturave të shtuara të epidemiologëve vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.

Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”,- sqaron Msh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb