Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, nënshkruan sot një marrëveshje me qëllim nxitjen e zejtarisë dhe punësimit, në përfitim të të rinjve dhe zanatçinjve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e pranishme gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, theksoi se lista e profesioneve zejtare e hartuar nga AKPA-ja dhe DHKZ-ja, ka qenë një hap i mirë për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy palëve. Pasurimi i Regjistrit të Zejtarëve në Shqipëri nga DHKZ-ja, në bashkëpunim me AKPA-në, do të jetë vetëm nisma e parë e këtij projekti.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë për të nxitur të gjithë zejtarët për të vijuar punën e tyre të çmuar, do të vazhdojmë të mbështesim mundësitë për të pasuruar zejtarët e rinj me aftësi, për të trashëguar në të ardhmen zanatin e zejtarëve të sotshëm dhe të djeshëm. Gjithashtu, ne do të punojmë për krijimin e kurrikulave për të përmirësuar cilësinë e tyre dhe gjetjen e atyre vlerave profesionale, që i vlejnë tregut të punës, zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë”, u shpreh ministrja.

Modernizimi dhe promovimi i mëtejshëm i zejtarisë në të gjitha zonat e Shqipërisë, urbane dhe rurale, shtoi Denaj, do të jenë nisma paralele, për t’i dhënë një hov të ri këtij sektori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb