NGA AURORA GOLEMI
Në këto ditë festash, edhe ata duan dhurata si gjithë fëmijët, duan të gëzohen e të festojnë.
Me rastin e festave të fundvitit News 24 rimori nismën “Nga shqiptarët për shqiptarët”.

Kjo nismë e Neës24 u mbështet nga Fundjavë ndryshe, Kisha ortodokse dhe Myftiu i Tiranës. Të gjithë së bashku me dhurata në duar shkuan pranë fëmijëve jetimë të shtëpisë “Zyber Hallulli” për të ndarë me ta urimin për vitin e ri dhe për të dhënë mesazhin për një shoqëri më solidare për më shumë dashuri e mbështetje ndaj atyre personave që kanë më shumë nevojë në këto ditë festash.

Në Shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli jetojnë 30 fëmijë. Largësia apo mungesa e prindërve nuk i ka zbehur ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Njësoj si fëmijët e tjerë, edhe ata presin dhuratën e shumëdëshiruar.


Ne i hapëm dhuratat së bashku me fëmijët më speciale të Tiranës duke iu dhuruar dashurinë e munguar qoftë edhe për pak orë. Stafi i News24 së bashku me fëmijët e tyre erdhën plot me dhurata për vogëlushët e “Zyber Hallullit”.

Sakaq Dhjakon Nikolla nga Kisha Ortodokse dhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra përcollën mesazhe solidariteti për fëmijët

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijëve Irma Shtini tha se do të shtrohet darka e madhe e ndërrimit të viteve, ku fëmijët dhe stafi do të festojnë bashkë.

Këtë ditë stafi i News24 ndihet edhe më mirë pasi dhuroi dashuri tek ata fëmijë të cilëve iu mungon dashuria më e çmuar, ajo e prindërve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb