LEZHË

Duket se përmirësimi i kushteve atmosferike po sjell dhe përmirësimin e situatës nga përmbytjet. Në Lezhë, situata paraqitet e qetë, ndërkohë që janë 100 hektarë tokë depresive me prezencë uji, por në rënie, sipas shtabit të emergjencave.

Nga raportimet e strukturave të MC, kemi:
– Niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale;
– Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.
– Në kënetën e Kakarriqit, nj.ad. Balldre, bashkia Lezhë, kemi rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.
– Rezervuarët janë në monitorim;
– Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem;
-Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll;
– Mbetemi në kontakt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: