TIRANË- Gjendet i vrarë një minoren në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore ku 13-vjeçari është gjetur i pajetë nga babai i tij në një stan. Menjëherë i ati ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Trupi i 13-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës ku po i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Zyrtarisht policia thotë se dyshohet për vetëvrasje. Gjithsesi hetimet janë ato që do tëzbulojnë mëshumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Ajo që është për t’u diskutuar është çështja se si është ndodhur arma në duart e minorenit.

“Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, deklaron policia e Vlorës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb