Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pohoi se qytetarët shqiptarë do të duhet të protestojnë çdo ditë për shkak të padrejtësive. Në një konferencë për mediat Meta tha se koha e Ramës tashmë ka përfunduar.

“Rama është armiku i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, i medias së lirë dhe të gjitha këto janë akte dëshpërimi dhe panikut ku ai është zhytur për shkak të skandaleve që kanë plasur brenda dhe jashtë vendit. E theksoj rëndësinë që shqiptarët të protestojnë çdo minutë. E tillë është situata në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri vjedhin qindra miliona euro, jo vetëm me inceneratorët, apo aferën e portit të Durrësit, që është kosto e jashtëzakonshme për popullin tonë, por dhe goditje e interesave strategjike. Ajo që ndodhi te ‘Prestige Resort’ u bë e madhe për shkak të reagimit mediatik.

U godit aktiviteti i përfaqësuesit apo një grupi të rëndësishëm të një grupi mediatik që ka qenë në shantazh. Ajo që pamë sot në përmasa të tjera i ka ndodhur shumë të tjerëve. Ka vetëm një rrugë. Ai nuk është shqetësuar se ka qene leja me kusht apo që su paguan disa taksa, pasi këto rregullohen. Ai beson se gjuha e dhunës është e vetmja që mund t’i zgjasë disa ditë më shumë në pushtet. Koha kur ai trembte shqiptarët, i dhunonte, ka përfunduar. ora e përballjes ka ardhur dhe Edi Rama të jetë i sigurt se përballjen do e ketë të merituar.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb