Transferimi i mesfushorit të Real Madrid te Manchester United, Carlos Enrique Casemiro, ishte një “bombë” e vërtetë në këtë merkato, me futbollistin që i dha sot lamtumirën “Los Blancos” në një konferencë për shtyp që u mbajt në nder të tij.

Braziliani theksoi momentet e bukura që ka kaluar në klub së bashku më Toni Kros dhe Modric, duke formuar një mesfushë që fitoi gjithçka si dhe premtoi se një ditë do të rikthehet përsëri në klub.

“Kur u largova nga Sao Paolo e dija se një ditë do të luaja në skuadrën e parë të Realit. Këtu ndërtova jetën time, familjen time. Fitova shumë tituj, por më e rëndësishmja ishte që kisha mundësinë të stërvitesha çdo ditë këtu.

Me Kros dhe Modric kemi arritur rezultate të mëdha, kemi shijuar futbollin. Një ditë do të kthehem për të dhënë ndihmën time në këtë klub”, u shpreh Casemiro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb