Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me Ambasadorin Gjerman, Peter Zingraf.

Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se takimi në selinë blu ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka mbaruar pak minuta më parë.

Gjithashtu, gazetari Stafa mëson se menjëherë pas këtij takimi Basha do të zhvillojë një tjetër takim me ekspertët e Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë, këto takime të njëpasnjëshme vijnë një ditë pas takimit në selinë blu të kryedemokratit Basha me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb