TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili bën apel për një ekip ëndrrash për ekonominë shqiptare pas pandemisë së COVID-19.

Në një video të publikuar në faqen e tij në “Facebook”, Vasili shkruan se koha nuk pret dhe duhet një task force jo politike vendimmarrëse për të shpëtuar ekonominë.

“Një ‘Dream Team’ për Arkitekturën e re të Ekonomisë shqiptare pas COVID!(VIDEO). Koha nuk pret duhet: “TASK FORCE JO POLITIKE VENDIMMARRESE” për të shpëtuar ekonominë!”, shkruan Vasili.

MESAZHI I PLOTË
Ekonomia është kryefjala e të nesërmes sonë. Ekonomia është kryefjala edhe e të tashmes sonë. Një taskë forcë jo politike për ekonominë. Një taskë forcë jo politike por vendimmarrëse ekonominë. Një taskë forcë jo politike por që orienton udhën e ekonomisë. Natyrshëm kërkohet sot projektimi i një arkitekture krejtesisht të re ekonomike.

Situata ndodhet nënjë komplikim të tillë të paprecedentë ku ccdo instrument klasik, i zakonshëm, I rutinës është i pavlefshëm. Përgjigjet duhet të jenë të shpejta, të menjëhershme dhe mbrojtëse për greminën ekonomike ku mund të zhytemi nga ccasti në ccast. E gjithë bota ka mobilizuar elitën e vetë më të mirë ekonomike dhe akademike të biznesit dhe gjithëfarësh me vendimmarrje të jashtëzakonshme të duhur për të shpëtuar ekonominë nga pandemia që e pret e cila për nga fuqia shkatërimtare duhet t’ia kalonte kushedi sa herë më shumë koronavirusit në raport me efektet shëndetësore që ai prodhon. Italia fqinje ka ngritur një taskëforcë me ekselencat e ekonomisë italiane dhe e kanë quajtur Dream Team, skuadrën e ëndrrave.

Pra atë skuadër specialistësh, ekonomistësh, akademistësh të zotë, pikërisht që po projektojnë me vendimmarje të fuqishme në duar, që kapërcen ministritë, pra këto ministri të zakonshme që rutina politike i ka prodhuar si formë qeverisje përpara një bote e cila po përballet me fenomenin që se mendonte dot kurrë. Shqipëria ku ndodhet? Shqipëria me mekanizmat, instumentat, me njerëzit e qeverisë, nuk mund të zgjidhë dot asgjë. Qeveria ka vetëm hallin e ditës, të krijojë atë demagogjinë dhe propagandën e ditës, të shtyjë orët dhe sekondat, të mendojë për ato që janë llogaritje elektorale, të shikojë sondazhet sa humbet dhe sa fiton, të bëjë sikur ndihmon disa të varfër ndërkohë që kanë nevojë mijëra të tjerë, të mendojë për 24 orë dhe jo për 48 orë. Dhe ky vizion është fundi i të gjithëve ne.

Prandaj sot kërkohet patjetër një mekanizëm, një task forcë jo politike, e cila të ketë brenda përfaqësues shumë të zotë të biznesit, menaxherë të jashtëzakonshëm, personalitete nga bota akademike, njerëz që njohin politikat fiskale, edhe statiticienë shumë të zot, të cilët tregojnë tendencën se ku ecën bota. Pra të gjithë më të mirën për ekonominë më zgjidhje të cilat i japing frymë të menjëherëshme ekonomisë dhe na shpëtojnë nga një kolaps i paralajmëruar i cili për fat të keq do të ishte pa kthim sepse do të kontrastohemi egër në raport me një botë e cila po predispozon mekanizma krejtësisht të tjerë, krejtësisht anatylarë në raport me ekonominë dhe mekanizmat e vjetra klasike, pra për tu përballur me këtë fenomenologji, me këtë situatë e cila ishte thuajëse apokaliptike. Pra na duhet patjetër, pa humbur kohë të ecim me këtë rrugë.

Nuk kemi kohë të humbasim me demagogjitë e ditës të Kryeministrit, të disa ministrave, personazhe shumë të vegjël për nevojën e zgjidhjeve kaq vizionare, afatgjata, pra e them sërisht, që kërkojnë një rindërtim të një arkitekture krejtësisht të re të ekonomisë shqiptare. Kjo çështje nuk pret të nderuar miq, kjo çështje nuk pret sepse jo vetëm shqiptarët do të zhyten në një varfëri të tmerrshme por edhe eventualitetet e pandemive, e ngjarjeve të tjera mjekësore, e pandemive dhe të sëmundjeve kronike, plot edhe elemente të tjera që sistemi shëndetësor do të përballet me to nuk do të ketë instrumenta ekonomikë që ta mbajnë këtë sistem në këmbë. Të bëjnë të mundur që të jetë efiçent, të jetë i furnizuar si duhet, pra të përballet edhe me këto probleme. Ndërkohe që e gjithë bota e biznesit, lokomotiva e zhvillimit ekonomik, në të gjithë botën por në mënyrë të veçantë në Shqipëri, goditja ishte e asfiksuar drejt një rrënjimi i cili do të krijonte besoj një eksplodim, një eksplozion, një shpërthim shoqëror i cili do të ishte tërësisht i pakontrollueshëm dhe nuk do të kishte as karantinë dhe as gjendje të jashtëzakonshme apo veprim të çdo lloj i cili do të mund ta përballonte.

Të nderuar miq, duhet një task forcë për ekonominë. Një task forcë jo politike. Mendjet më të mira, sot më shumë se kurrë në jetën e saj pluraliste, i duhen Shqipërisë për të shpëtuar të sotmen por edhe të ardhmen tonë. Çdo vonesë për ta ndërmarrë një hap të tillë do të ishtë vrasëse për vendin. Do të ishte një krim për të cilin çdo lloj dënimi do të ishte minimal. Pra të nxitojmë ta krijojmë. Ta mbështesim të gjithë këtë si opinion publik. T’iu japim hapsirën e duhur. Pse jo ta krijojmë edhe ne atë që quhet ‘dream team’ shqiptar. Pra skuadrën më të mirë të njerëzve shqiptar të cilët pa komplekse, duke parë vetëm interesat e vendit, do të përjektonin zgjidhje te cilat qeveritë cila do qofshin, do tju bindeshin me detyrim pa i hequr asnjë presje. Ju faleminderit të nderuar miq!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb