Një grua padit Lady Gaga-n për 500,000 dollarë, duke kërkuar shpërblimin e premtuar nga ylli i popit për kthimin e dy bulldogëve të saj francezë të rrëmbyer në vitin 2021.

Këtë shkruajnë mediat amerikane duke cituar një gjykatë në Los Angeles.

Gruaja, Jennifer McBride, megjithatë, është pjesë e grupit prej pesë personash të akuzuar për kryerjen e vjedhjes gjatë së cilës u plagos rëndë edhe kujdestari i qenve të yllit të popit.

Sipas padisë, Lady Gaga në atë kohë ofroi shpërblimin duke premtuar se nuk do të merrte në pyetje askënd që kthente qentë, por duke qenë se shuma nuk u pagua, u krye “një veprim i paracaktuar”. Përveç parave të shpërblimit, McBride, e cila i çoi qentë në komisariat pak ditë pas vjedhjes, kërkon edhe një milion e gjysmë dëmshpërblim.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb