Rreth 500 alpinistë, bjeshkatar dhe të apasionuar pas malit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi u ngjitën sot në malin e Munellës në kujtim të jetës dhe veprës së ambientalistit Ndoc Mulaj i cili humbi jetën tragjikisht teksa në fundin e dhjetorit të shkuar eksploronte Munellën.

Pikërisht ne vendin e tragjedisë u vendos dhe guri me emrin e të Ndjerit Ndoc Mula.

Veç familjarëve të Ndoc Mulaj i pranishëm ishte dhe njëri prej të mbijetuarve të kësaj tragjedie, Ilir Shyti si dhe alpinisti Leonard Laçi i cili atë natë ndihmoi në zbritjen e trupit të pajetë të Ndocit.

Alpinistet e pranishëm kujtuan të ndjerin Mulaj teksa apeluan për kujdes dhe vlerësim të rrezikut gjatë ecjeve në mal.

Ndoc Mulaj së bashku me Ilir Shytin shoqëronin të dielën e 30 dhjetorit një ekip gazetarësh teksa një erë e fortë i hodhi disa metër poshtë duke shkaktuar vdekjen e Ndoc Mulaj, dëmtimin e Ilir Shytit dhe gazetarit Alfred Lela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb