Kaos! Njerëz që vrapojnë. Sirena ambulancash dhe policie dhe një grua që qan. Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes në Lushnjë, ku gjatë të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe pesë të tjere janë plagosur.

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihet se si ambulanca merr një të plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja e rëndë ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Lushnjës, e cila ka qenë e populluar.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti fizik mes disa personave, ku më pas është përdorur edhe armë. Mësohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: