Forcat ruse kanë granatuar komunitetin Marhanets në rrethin e Nikopolit me raketahedhës të shumëfishtë Grad, duke vrarë një person.

Lajmi u bë i ditur nga Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk,  në Telegram.

Pasdite, rusët bombarduan sërish rrethin e Nikopolit. Ata goditën me Grads komunitetin Marhanets. Një banor i zonës u vra”, shkruan ai.

Një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi. Detajet e granatimeve po zbardhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb