Një japonez mbijetoi për 22 orë, pasi motobarka e tij u përmbys në një det të trazuar, sipas ”The Guardian”.

I paidentifikuari gjendej në brigjet e prefekturës Kagoshima, kur një anije e shpëtoi pas 22 orësh.
”Ai arriti t’i telefononte një kolegu, por ekipet e shpëtimit e gjetën vetëm pas orësh e orësh të tëra”, tha një zyrtar.
”Kjo është një mrekulli”, shtoi ai. Ai arriti të shpëtonte vetëm duke u mbajtur pas motorit të barkës dhe duke u mbështjellë me një plastmas për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: