Personi që shihni në foto është Ibrahim Duda, autori i dyshuar i plagosjes me thikë i 2 vëllezërve të mitur në Sarandë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se Duda nuk është një emër i panjohur për policinë. Madje bëhet e ditur se ai ka pak kohë që ka dalë nga burgu, ku ndodhej aty për shkak të një vjedhje të kryer. Gjithashtu ai njihej si përdorues i drogave të forta. Mësohet në të kaluarën ai ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.

Aktualisht, uniformat blu janë vendosur në ndjekje të tij.

Sa i takon gjendjes shëndetësore së 2 të miturve, bëhet e ditur se 17-vjeçari K. G., është goditur me një thikë në kraharor dhe ka humbur shumë gjak. Nga ana tjetër, i vëllai 16 vjeç ka marrë dëmtime të lehta në dorë dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb