Atletico Madrid njofton rinovimin e kontratës së kapitenit të tyre. Jorge Resurreccion Merodio, i njohur si Koke, gjithashtu ka zgjatur marrëveshjen që skadon më 30 qershor, duke nënshkruar një kontratë të re, të vlefshme deri 2025, duke pranuar një pagë më të ulët.

Koke ka një jetë që luan me Los Colchoneros, teksa deri më tani numëron 625 paraqitje, ku ka realizuar 47 gola dhe dhuruar 116 asiste. “Historia vazhdon” – shkruan klubi.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: