Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë e kryeministrit Rama dhe jo vetëm por edhe nevojat e Shqipërisë për procesin e rindërtimit. Rama shprehet pa fjalë për 1.15 miliardë eurot e mbeldhura në Konferencën e Donatorëve.

Në Bruksel Rama citon Biblën dhe Kuranin bashkë e teksa nuk fsheh emocionet thotë se shifra shkon përtej imagjinatës së tij duke mbetur pa fjalë.

”Kjo është një wow, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim pasi nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrinim 50% mund të ndiheshim se kishim arritur një sukses.

Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, Korinthët ku thuhet ‘’Në një frymë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrij pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm’’.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb