Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisede telefonike presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa paralajmëroi se nje ndihme e rendesishme po vjen.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç tha se “është konfirmuar miqësia” dhe se një “ndihmë e rëndësishme po vjen në Serbi”.

Po ashtu Vuçiç foli me Putinin para mbajtjes së një takimi me anëtarët e Shtabit të Krizave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që pritet të mbahet më 2 prill në orën 18:00.

Ka shkuar në 1.171 numri i personave të prekur me COVID-19, ndërkohe në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja. Ndërkohë, bilanci i të vdekurve me COVID-19 në Serbi është rritur në 31.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: