Derbi i Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvdezdës mund të shtyhet për një arsye nacionaliste, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se serbët nuk heqin dorë nga urrejtja që kanë për shqiptarët.

Shkak për këtë janë bërë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku në aksionin e policisë vendase u vranë katër terroristë serbë, që hynë në territorin e këtij vendi. Gjashtë terroristë u arrestuan, ndërsa një numër i caktuar i të tjerëve ia dolën të ikin në Serbi.

Për shkak të gjithë këtyre ngjarjeve, mediat në Serbi po shkruajnë se derbi i nesërm i Beogradit mund të shtyhet, pasi njëri nga terroristët serbë të vrarë në përplasjen me policinë kosovare ishte tifoz i Crvena Zvezda.

“Delijat” po vajtojnë humbjen e një prej anëtarëve të tyre, i cili dyshohet të jetë Stefan Nedeljkovic. Përveç kësaj, ka edhe një arsye tjetër pse derbi mund të shtyhet. Kjo ka të bëjë me ultimatumin që Crvena Zvezda i dha Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kërkesa e tyre është që këtë ndeshje të mos e drejtojë arbitri Srđan Jovanović, të cilin e konsiderojnë si “tifoz të deklaruar të Partizanit të Beogradit” në Marakana. Nga ana tjetër, tifozët më të zjarrtë të Partizanit të Beogradit, “Grobari”, kanë bërë thirrje për bojkotimin e derbit të nesërm deri në realizimin e synimeve të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb