Një rezidencë luksoze me tri kate, e vendosur në një park pyjor prej 50 hektarësh, në periferi të Nju-Jorkut, do të shitet për një shumë marramendëse.

Prona prej njëmijë metrash katrorë përmban: tetë dhoma gjumi, njëmbëdhjetë banja, një kuzhinë, një bibliotekë të pasur, një zyrë private dhe një dhomë muzike të mbushur me kitara.

Veç tyre, në pjesën e jashtme të vilës, gjendet një punishte qeramike, një pishinë, një stallë kuajsh dhe një tarracë panoramike.

Richard Gere, 72 vjeç – pronari i kësaj rezidence të cilën e bleu që në vitin 1986 – ka vendosur ta shesë atë për një vlerë prej 28 milionë dollarësh.

Gati një vit më parë, simboli i kinemasë hollivudiane bleu një vilë të re në North Salem për 9.8 milionë, ku u shpërngul me gruan e tij të tretë Alejandra Silva, 38 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre.

Shtëpia e re, gjithashtu, ka të gjithë komoditetin dhe luksin e të mëparshmes, madje edhe disa ambiente shtesë si një palestër, një bodrum vere dhe një fushë tenisi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb