Një person i armatosur vrau të martën dy fëmijë dhe një punonjëse në një kopsht fëmijësh në Rusinë qendrore, thanë autoritetet.

Një i ri hyri në kopshtin e fëmijëve në qytetin Veshkayma dhe qëlloi një punonjëse dhe dy fëmijë, 5 dhe 6 vjeç, përpara se të qëllonte veten, tha Sergei Morozov, një ligjvënës federal dhe ish-guvernator i rajonit Ulyanovsk, ku ndodhi ngjarja.

Një anëtar tjetër i stafit u plagos, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. Motivi sulmit mbetet ende i paqartë. I dërguari për të drejtat e njeriut në Ulyanovsk, Sergei Lulkov i tha agjencisë së lajmeve Interfax se i riu nuk kishte asnjë lidhje me asnjë nga viktimat.

Avokati i popullit për të drejtat e njeriut në Rusi, Tatyana Moskalkova e identifikoi autorin si një 26-vjeçar të sëmurë mendor. Ligjvënësi i Ulyanovsk Boris Stolypin tha për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass se personi i armatosur e vodhi armën nga një person tjetër, të cilin gjithashtu e vrau.

Policia ka nisur një hetim penal, dhe autoritetet e Ulyanovsk kanë premtuar t’u paguajnë familjeve të viktimave 1 milion rubla (rreth 49,000 dollarë).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb