TIRANË

Deputetja e PD-së Flutura Açka ka rrëfyer në “Facebook” dëshminë e një funksionari të lartë holandez dhe përshtypjen e takimit të tij me Fatos Nanon.

Sipas intervistës së vetë zyrtarit, që e përshkruan si një prej vizitave më të shëmtuara të jetës së tij politike, ai ishte lënë të priste në paradhomën e kryeministrit një kohë shumë të gjatë dhe më pas kryeministri nuk ishte ngritur as për ta takuar.

Duke zbardhur këtë rrëfim, Açka shkruan se po të mos ishte ky geng gangosh që kanë uzurpuar politikën shqiptare, sot do të ishim në Europë, jo duke aplikuar për azil rrugëve të botës, jo duke punuar në të zezë mejhaneve të Europës e as duke rrezikuar jetën dallgëve të La Manshit.

Sipas saj, në kohën e Fatos Nanos, korrupsioni ishte shtrirë, ai e uli në poltron, këta sot e ngritën në këmbë dhe i dhanë dekoratën “Nderi i Kombit”.

POSTIMI I PLOTË
Fatos Nano dhe gengu i gangove
Aty mes viteve 2003-2005, mes europianëve të tjerë që vinin në Shqipëri, ishte edhe zoti Atzo Nicolaï, një politikan holandez që atë kohë ishte Sekretar Shteti për Çështjet Europiane i Mbretërisë së Holandës.

Në një intervistë dhënë një radioje kombëtare holandeze, pasi përmbylli detyrën e tij politike, ai tregon për një prej vizitave më të shëmtuara të jetës së tij politike, atë të takimit me Fatos Nanon e Shqipërisë.

Funksionari i lartë holandez u la të priste në paradhomën e kryeministrit një kohë shumë të gjatë. Nga aty ku ishte ulur, dëgjonte të qeshura që vinin nga zyra e Fatos Nanos. Një hop të gjatë më vonë dera u hap dhe doli një tufë burrash çakërqejf nga gazmimi që kishin marrë nga takimi me liderin shqiptar.

Më pas një nëpunës e shoqëroi Sekretarin Holandez të Shtetit brenda në zyrën e kryeministrit shqiptar, i cili, i lodhur mbase nga gjithë çakërrqejfja e asaj dite vizitash, nuk lëvizi fare nga vendi, por ia zgjati dorën miku të huaj ashtu ulur siç qe.

Çfarë ndodhi më pas, nuk ka fare rëndësi. Fundja ky ishte, dhe është ende, shteti i gangove që kanë kaluar këtej pari trojeve tona.

Po të mos ishte ky geng gangosh që kanë uzurpuar politikën shqiptare, sot do të ishim në Europë, jo duke aplikuar për azil rrugëve të botës, jo duke punuar në të zezë mejhaneve të Europës e as duke rrezikuar jetën dallgëve të La Manshit.

Në kohën e Fatos Nanos, korrupsioni ishte shtrirë, ai e uli në poltron, këta sot e ngritën në këmbë dhe i dhanë dekoratën “Nderi i Kombit”.

Acka Fb
Acka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb