Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video sensibilizuese të animuar për të treguar efektet e koronavirusit dhe mënyrën si mund të ndalet.

Siç thuhet në video koronavirusi përhapet kur ka grumbullime, shumë takime njerëzish, lëvizje jashtë shtëpisë dhe kështu ai bëhet i fuqishëm dhe vret.

Por sekreti është se nëse të gjithë rrinë në shtëpi dhe qytetet janë të zbrazët edhe koronavirusi ndihet ‘bosh’. Kjo është mënyra se si mund të vritet koronavirus prandaj dhe video sensibilizuese bën thirrje për të qëndruar në shtëpi, të sigurt dhe të shëndetshëm.

 

TEKSTI NË VIDEO

Si të njoha ty, po jam i fuqishëm, s’kam armë por mund të vras. S’kam këmbë por lëviz më shpejt se ti. S’kam duar por mund të kapem kudo. Je i madh por je i dobët.  Ke sy por s’më sheh dot. Ke veshë por s’më dëgjon. Ja pra ku u njohëm .

S’kam shtëpi dhe asnjë vend ku të shkoj. Duhet të lëviz dhe kam udhëtuar nëpër botë. Kam qenë në Kinë, Itali, Kore të Jugut. Dhe tani jam në vendin tënd. Ti ke një shtëpi, por nuk të rrihet aty. Mund të punosh nga shtëpia, por nuk do që ta bësh. Mund të shohësh TV, por as rehat nuk të rrihet.

Dhe shkon e del nga shtëpia , sepse ne të dy jemi njësoj. Të pëlqen të takosh njerëz , prandaj mblidheni. Ah sa më pëlqejnë ato mbledhje, se  mund të takoj njerëz. Kështu të takova edhe ty. Faleminderit që më takove me miqtë, komunitetin dhe kombin tënd.

Faleminderit që më more në shtëpi tek familja dhe të afërmit e tu. Tani ti e di se jam i rrezikshëm. Do të më vrasës po je i pafuqishëm. Do që të zhdukem, por s’ke si e bën. Sepse unë jam një virus dhe jam i pamposhtur. Sepse ti je njeri dhe je delikat. Ja një sekret i vogël që mund të ndaj me ty. Mund të më vrasësh me lehtësi. Nëse ti rri në vend dhe unë rri në vend.

Nëse ti rri në shtëpi unë mbetem jashtë. Kur I gjithë qyteti është I zbrazët edhe unë ndihem bosh. Po s’pata kë të takoj mua më mbyt vetmia. Së shpejti unë do mërzitem dhe unë mërzitem për vdekje. Mjaft transportuat COVID-19. Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurtë, qëndro i shëndetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb