PODGORICE-Një shtetas i Malit të Zi është vrarë në luftën e Sirisë, ka njoftuar policia malazeze.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, bëhet fjalë për Damir Sllakoviqin nga qyteti i Tivarit.

Raportohet se ai ka luftuar në anën e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Janë qindra qytetarë nga vendet e Ballkanit që po luftojnë përkrah grupeve të njohura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri dhe Irak.

Mbi 40 qytetarë nga Kosova thuhet se kanë humbur jetën në këto luftime.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: