Spanja dhuroi një spektakël të vërtetë futbolli, kontroll total të topit, shifra rekord, 7 gola të shënuar, më mirë se kaq as tifozët më të zjarrtë nuk e kishin imagjinuar. Triumfi i “furive të kuqe” ka bërë që mediat iberike të shfrenojnë fantazinë e tyre në faqet e para:

“Një Spanjë brutale”, shkruan Marca duke shtuar: i shkëlqyer debutimi i skuadrës së Luis Enrique. 6 golashënues të ndryshëm. Gavi, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Botërorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Për të ëndërruar”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS: Rikthehet versioni më i mirë i “tiki-takas” së Luis Enriques.

“Ole, ole”, shkruan Sport duke i bërë jehonë faktit që ishin 6 autor të ndryshëm që realizuan kundër Kosta Rikës.

“Makineria e Furisë së kuqe”, ishte titulli i Mundo Deportivo, shoqëruar me foton e Gavit, i vlerësuar si lojtari i ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb