TIRANE– Niset drejt Heratit, kontigjenti i 3 i Forcave të Armatosura teksa është kthyer kontigjenti nga Kabuli.

Në ceremoninë e zhvilluar në Aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, e pranishme ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Ky është një moment që na bën të ndihemi krenar për arritjet tona. Forcat e Armatosura janë përkrah aleatëve për vendosjen e paqes, sigurisë dhe kthimit të normalitetit në një pikë shumë të nxehtë të globit. Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan”, tha ministrja Xhaçka.

Ajo i ka bërë surprizë për ditëlindje ushtarit 24 vjeçar pak minuta para fluturimit. “Eligerti, djali ynë i Forcës Tokësore, i fryu 24 qirinjtë e tortës ?së tij, në pistën e aeroportit, pak minuta përpara se të fluturonte me mision drejt Afganistanit, bashkë me shokët e tij. Gëzuar ditëlindjen, i dashur Gerti! Krenari për ty e të gjithë efektivët shqiptarë ??️ që po kontribuojnë për paqen në disa vende të botës!? “, shkruan Xhaçka në FB

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb