Këngëtari i famshëm italian, Andrea Bocelli, ka zbuluar skuadrën e tij të preferuar, por mbi të gjitha siç e thekson edhe ai vetë, është kundër Juventusit.

Me një rekord shitjesh mbi 80 milion disqesh në mbarë botën, Bocelli është padiskutim artisti më i suksesshëm i të gjithë kohërave. Me futbollin e lidhin jo pak gjëra pasi 59-vjeçari ka humbur shikim gjatë një ndeshje ku ishte si spaktator për shkak se një top e ka goditur në sy duke i shkaktuar hemorragji në tru.

Bocelli është shprehur: “Unë kam qenë gjithmonë tifoz i Interit, por mbi të gjitha kundër Juventusit.”-tregoi ai për gazetarët.

“Pasioni im për zikaltërit vjen që nga koha kur isha në kolegj, që korrespondon me ‘Grande Inter’ (1960), ekipin që fitoi gjithçka në Itali dhe në botë.

Vetëm më i vogli i fëmijëve të mi, i cili është 5 vjeç, ende nuk e ka pasionin për interin, por unë po punoi për këtë dhe besoi se do të kem sukses.

‘Kur Interi fitoi Champions League?’ Isha duke e parë me shokët në televizor, por njëkohësisht lojën po e dëgjoja edhe në radio dhe zëri i gazetarit erdhi disa sekonda para se të shfaqeshin pamjet në TV.

Në të tilla kushte dëgjova për golin para tyre, por më pas lotët e shokëve më bënë dhe mua të qaj.

Tripleta ishte një moment i gëzueshëm pasi asnjë skuadër tjetër nuk e ka arritur në Itali.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb