Kreu i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Krujës për një takim përkujtimor me familjarët e ish-drejtuesit të demokratëve aty, Reshit Merlika.

Është nënkryetari i PD, Edi Paloka i cili ka publikuar një foto të takimit ditën kur Reshit Merlika mbush 1 vit nga ndarja nga jeta e tij.

Paloka thotë se mungesa e Merlikës do të ndihet fort tek të gjithë, pasi veprat e vlerat e ‘krutanit fisnik’ janë gdhendur thellë në memorien e demokratëve.

”Sot përkujtojmë ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpuntorit tonë Reshit Merlika. Krutanit fisnik dhe pinjollit të një dere të madhe të kryeqytetit të historisë. Veprat dhe vlerat e Reshitit janë gdhendur thellë në kujtesën tonë dhe bashkëqytetarëve të tij.
Një mungesë që ndihet fort te të gjithë ne, përditë dhe përgjithmonë.
I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur Reshit!”- shkruan Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb