Policia e Korçës ka vënë sot në pranga dy të rinj nga Korça për grabitje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 17, duke tentuar të vidhte disa orendi brenda ambienteve të një shkolle 9-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Sh., 23 vjeç, me banim të përkohshëm në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky shtetas në fshatin Novoselë, Maliq, dyshohet se i ka vjedhur në banesë shtetasit M. F., 85 vjeç, një sasi prej 2000 lekë, një xhaketë dhe një telefon celular tip “Nokia”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: