Kylian Mbappe ishte i jashtëzakonshëm sot në fushë me Francën, teksa me dy golat e tij i dha fitoren skuadrës përfaqësuese ndaj Danimarkës. Sulmuesi i njohur vijon të thyejë rekorde.

Mbappe bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Francës në Botëror. Vendi i parë mbahet nga Just Fontaine me 13 gola, i dyti është 24-vjeçari me 7 gola, ndërsa pozicionin e 3-të e zë Thierry Henry me 6 rrjeta personale.

Në këtë moshë, Mbappe me 7 golat e tij arrin edhe Pelen. Tjetër fakt që duhet përmendur është se ylli i ri i Kombëtares së “Gjelave” është i dyti në historinë e Francës që realizon në 3 ndeshje radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: