Një 39-vjeçar me inicialet A.L., është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Viktima jetonte i vetëm. Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë identifikuar shenja dhune, por sipas të dhënave paraprake 39-vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: