Teknologjia po ecën me hapa të shpejtë duke na habitur dita-ditës me pajisje të reja mjaft interesante. Një produkt i tillë është edhe tastiera Vensmile K8. Kjo është pajisja e krijuar në konceptin e “të gjitha-në-një”.

Vensmile K8 nuk është vetëm një tastier por mund të themi se është një tastierë kompjuter. Vensmile K8 është një tastier e levizshme me çelësa gome që mund të e të paketohet për ta marrë me vete kudo që shkoni, shkruan krokodili. Tastiera ka një bazë të bashkangjitur që punon si një kompjuter.

Me një çmim prej 199.99 $, ky kompjuter fleksibël përmban karakteristikat e mëposhtme;
Windows 10
Proçesor Intel Atom x5-Z8300 me 1.4 GHz.
4GB DDR3 RAM, 64GB hapësirë e magazinimit eMMC.
Dy mundësi lidhjeje me Wi-Fi (802.11 b/g/n) dhe Bluetooth 4.0
porta ,HDMI dhe VGA
USB 3.0 dhe USB 2.0.
Zgjerim 3.5 mm për portën e kufjeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: