Ky është Muhamed Mešić, gjeniu nga Tuzla që flet 73 gjuhë. Ai ka lindur në 1984 në Tuzla, ku në moshën 16 vjeçare, u bë këshilltar bashkiak, ndërsa 26 vjeç, fliste 56 gjuhë.

Muhamedi me profesion është jurist dhe deri tani ka punuar në 24 shtete në 4 kontinente. Filloi herët të lexonte dhe të shkruante dhe si djalë i ri ishte më e natyrshme që të shkruante nga e djathta në të majtë.

Prindërit do ta lexonin në pasqyrë atë që shkruante, ndërsa edhe sot ai i mban shënimet në takime në hebraisht apo arabisht.

Mesic flet 12 gjuhë në mënyrë të shkëlqyeshme, aq shumë sa të përdorë të gjitha termat profesionale, ndërsa biseda mund të mbahet në më shumë se 70 gjuhë të botës. Ky djalë i ri jeton dhe punon në Vjenë, ku drejton biznes ligjor në një kompani ndërtimi.(INA)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb