SHBA– Prej disa ditësh qyteti i Hjuston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me një situatë pothuajse katastrofike për shkak të pasojave që la uragani “Harvey”. Së paku 33 njerëz kanë vdekur nga uragani në Hjuston të Teksasit, ndërsa qindra mijëra familje u janë përmbytur shtëpitë, mes të cilëve dhe shumë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje.

Në ndihmë të të prekurve nga uragani është edhe shqiptari nga Kosova Mentor Fejzullahu, i cili ka shkuar në SHBA pas luftës në Kosovë. Ai këto ditë ka bërë punë vullnetare për të shpëtuar njerëzit në Houston.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë disa foto të punës së tij vullnetare, për të cilin thotë se është shumë krenare.
2-264
“Njihuni me Mentor Fejzullahun. Mentori erdhi në Amerikë pas luftës së Kosovës dhe tani jeton në Houston, Texas. Houstoni po përballet me një sfidë të madhe për shkak të uraganit Harvey. Si gjithmonë, katastrofat e këtyre madhësive arrijnë të shfaqin më të mirën që ka për të ofruar njerëzimi, guximin dhe solidaritetin. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar Çitaku.
1-861
Ajo më tutje thotë se, “Mentori këto ditë ka qenë vullnetarë për të shpëtuar njerëzit. Kur sot kam folur me të gjatë ditës nuk më tha asnjë gjë, por njerëzit e tjerë nga Houstoni më treguan. Nuk mund të isha më shumë se kaq krenare për Mentorin”.
3-155
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb