Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka hedhur shqetësimin e kritikës nga Ankaraja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael ditën e djeshme.

Pollo thotë se e kupton protestën nga ana e Serbisë, por nuk priste një gjë të tillë nga Ankaraja.

Nga ana tjetër ai i kërkon kryeministrit Rama i cili javë më parë vizitoi Turqinë të shpjegojë se çfarë ka biseduar aty.

STATUSI NGA GENC POLLO

Unë e kuptoj që Serbia proteston ndaj njohjes diplomatike të Kosovës nga Izraeli dhe hapjen reciproke të ambasadave në kryeqytetet e të dy shteteve.
Por nuk e prisja një kritikë të tillë nga Ankaraja!
Edi Rama duhet të shpjegojë se çfarë ka biseduar gjatë vizitave të tij atje!!
Israel-Kosovo diplomatic ties slammed by Serbia, Turkey


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb