TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Gjergji Thimio në studion e Neës24 ku akuzoi mes të tjerëve edhe ministrin Tahiri se e kishte kërcënuar. Noka nga foltorja e parlamentit tha se Tahiri ‘përfaqëson moralin e bandave, trafikantëve dhe moralin e krimit’. “Ju bën juve moral por jo ne dhe qytetarëve shqiptarë. Këtë mos e harroni sepse ky nuk mund të flasë për shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve kur jo më larg se sot qytetari Gjergji Thimio thotë në ligjëratë të drejtë që ‘jam kërcënuar në burg nga Saimir Tahiri se do më përdhunonte gruan, do të vrasim vajzën, do t’i filmojmë dhe do t’i nxjerrim të gjitha në internet’. Ja këtij ia tha që duhej të ishte garant i ligjit dhe sigurisë”, deklaroi Noka.
Ai tha se Tahiri ‘është garant i kërcënimeve në emër të bandave dhe në emër të krimit’. “Përfaqëson moralin tuja, por s’mundet të përfaqësojë moralin tonë dhe të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.
(m.k/BalkanWeb)