Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, përveç suksesit të saj në muzikë njihet edhe për pamjen e saj mjaft tërheqëse.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft provokuese, veshur me një fund të shkurtër të zi, kombinuar me një bluzë të shkurtër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo gjithashtu kishte të veshur edhe një xhakete ngjyrë gri dhe një palë çizme të gjata të bardha.

Pamja e saj atraktive dhe linjat e tonifikuara të trupit nuk kaluan pa komplimente nga fansat.

“Duke të parë ty”, shkroi Nora në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat fituan simpatinë e ndjekësve të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb