Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, ka përshkruar këtë të shtunë rrugën “Him Kolli”.

Përmes një statusi në rrejte sociale, Malaj thotë se ka emocion kur përshkon këtë rrugë, pasi aty e ka pasur shtëpinë Shën – Tereza.

Malaj shkruan se muret e rrugicës në “Him Kolli” janë të mbushura me thëniet e Shën – Terezës, e sipas saj, kjo është një shenjë që duhet të investojmë për paqen dhe jo për gjuhën e urrejtjes.

Po ashtu, ajo ka treguar se ka takuar banorë të cilëve i ka shpalosur programin politik të LSI, e sipas Malajt ato e kanë mirëpritur këtë program.

Postimi i plotë i Nora Malaj:

Kur bekimin e merr te Shen -Tereza !
Sot ishte nje dite e bekuar .Dalja te rruga “Him Kolli” ka nje emocion shumë te madh ! Atje ka pasur shtepine Shen – Tereza , gruaja e vogël me zemër të madhe . Muret e kësaj rrugice jane mbushur me thëniet e saj . “ Të punojmë për njeri- tjetrin, qē te investojmë per paqen , jo per gjuhën e urrejtjes !”
Sa mirë me rri kjo shprehje nē shpirt e në energjinë qe dua te trasmetojnë . Njerëzit me presin me shumë mirësi . Ndjehen të vlerësuar kur shkoj . Bashkebisedoj me ta kur ju ofroj programin e LSI dhe ata me dëgjojne e së bashku dialogojmë .
Silvana , nje vajzë e re që sherben ne nje butik lagjeje , me thotë qe ka mbaruar për logopedi, me sugjeron që ne programin per arsimin , sidomos për fëmijet e kopshtit dhe të arsimit baze , të fusim logopedinë , per te ndihmuar femijet dhe prindërit ne artikulimin dhe zhvillimin e të folurit , per kategorine e fëmijeve që kane veshtirësi.
Teksa e degjoj që flet me kaq pasion ,ndjej se Shqipëria ka shume të rinjë e të reja që e duan vendin dhe mendojnë që karrierën e jetën e tyre ta bëj ne kete vend të bekuar .
E si mos të punosh per keta njerëz , duke qenë misionare dhe me dëshirën qē tē besh çdo gjë per të mirën e tyre !
Më pas takoj Shqipe Zanin , Bashkim
Zahaj dhe nje sërë personalitesh , që jo vetëm na mbështesin po dhe na emocionojnē me besimin dhe vlerësimin që tregojnë te ne dhe programi ynë !
E teksa mbyllim paraditen , theniet e nene Terezës na shoqërojnë deri në fund !
“ Njerëz duajeni njëri – tjetrin, mbillni farën e dashurisë , se nese nuk e beni , nuk do t’ju dojë askush !”
E thoni pastaj , që nuk jemi të bekuar !

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb