Profecia e Igli Tares bëhet realitet, titulli është një fjalë e madhe për momentin në shtëpinë e Lazios, kjo u konfirmua përballë Verona, ku nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Në stadiumin “Olimpic”, tifozët dhuruan një shfaqje të bukur por as suporti i tyre nuk mjaftoi për të dërguar kryeqytetasit tek goli.

Rrahmani
Rrahmani

Ciro Immobile nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, ku sigurisht një mëritë për këtë ka dhe Rrahmani, por as fati nuk ishte me Lazios teksa Luis Alberto u ndal dy herë nga shtylla. Barazimi ishte mbase rezultati më i drejtë pasi dhe Verona nuk qëndroi pasive në këtë transfertë, përkundrazi, nëse nuk do të ishte për Strakoshën, mbase mund të merrnin diçka më shumë.

Lazio “qan” dy pikët e lëna në shtëpi duke shpërdoruar një mundësi të shkëlqyer për të kaluar Interin në tabelën e klasifikimit. Gjithsesi ecuria e tyre pozitive vijon të jetë e gjallë pasi kjo ishte ndeshja e 17-të radhazi që nuk pësojnë humbje.

Strakosha
Strakosha

Një 90-minutësh të madh zhvilloi Tomas Strakosha: “Deçiziv në të paktën dy raste të pastra. Në pjesën e parë kundër Pessina dhe në të dytën kundër Borini, është rikthyer në nivele të larta, nota 7”, shkruajnë mediat italiane.

Kumbulla
Kumbulla

Nuk ishte në formën e tij më të mirë, Marash Kumbulla, i ndëshkuar që në minutën e 23-të me karton të verdhë: “Has vështirësi si në aspektin fizik ashtu dhe në cilësi përballë Caicedo, nota 6”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb