Në natë magjike të Real Madrid, është edhe ana tjetër e medaljes. Ajo e një tifozi të madrilenëve, i cili është larguar nga Bernabeu në minutën e 80-të kur skuadra e tij po humbte 1-0.

Një vendim për të cilin do të pendohet për gjithë jetën duke parë përmbysjen e çmendur të realizuar nga Los Blancos në minutën e 90-të me dy gola në një minutë nga Rodrygo. I intervistuar nga Marca, tifozi ka thënë:

“Jam i abonuar prej 20 vitesh. Kam dalë në minutën e 80-të dhe nuk kam mundur të rikthehem. Kam provuar në çdo mënyrë duke shpjeguar se isha brenda dhe se e ndjek Real-in prej vitesh, por nuk më kanë dëgjuar”, kanë qenë fjalët e tifozit.

Kur Rodrygo e ka përmbysur ndeshjen, duke e çuar në kohën shtesë, tifozi ka qenë i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga jashtë stadiumit, në celular i ulur në trotuar. Media iberike e ka përmbledhur zgjedhjen e bërë nga tifozi si “një vendim për të cilin do të pendohet për gjithë jetën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb