Pesha e madhe trupore e bënte Brittnay Jacques jo të lumtur.

23-vjeçarja e cila e kishte të vështirë një të dashur, më në fund ka gjetur personin e duhur. Britnay tashmë është në një lidhje me një instruktor palestre, i cili thotë se e dashuron 23-vjeçaren për atë që është.

E reja e kishte humbur besimin në dashuri pasi të dashurit më parë i kërkonin të dobësohej. Tani ajo është fejuar me të dashurin instruktor dhe të dy e quajnë këtë “dashuri me shikim të parë”.

Në një intervistë për mediat Britnay u shpreh:
“Të dy thuajse kishim hequr dorë nga takimet kur filluam njohjen. Ne duket sikur u dashuruam menjëherë që në momentin e kur u takuam. Në fillim isha paksa e stepur. Më herët kam përjetuar lidhje ku djemtë më kanë thënë se do të largoheshin prej meje nëse nuk mbaja dietë apo nuk përpiqesha të humbisja në peshë. Por me partnerin aktual këto gjëra i përkasin të kaluarës. Ai më dashuron për atë që unë jam”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb