Kina nuk është në gjendje të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë, sepse “nuk bën dot dallim midis agresorit dhe viktimës”, tha kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josip Borrell

Komentet e tij pasojnë thirrjet e bëra nga kryeministri spanjoll sot për presidentin Xi Jinping që të pranojë ftesën e Volodymyr Zelenksyy në Kiev dhe të angazhohet në bisedime mbi planin e paqes të liderit ukrainas.

Borrell i tha një paneli në Madrid se plani i Zelenskyy ishte i vetmi në tryezë dhe që sipas tij do të bëjë që Ukraina të rikthehet në kufijtë e saj të para vitit 2014, përpara se Rusia të aneksonte Krimenë.

Pekini paraqiti planin e tij të paqes muajin e kaluar dhe bëri thirrje për një armëpushim, por SHBA e sheh çdo armëpushim si një mundësi për Rusinë që të rigrupojë trupat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb