TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI), ka gjobitur në shumën e 100 mijë lekëve 81 zyrtarë të cilët nuk deklaruan pasuritë. Mes tyre janë edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Në njoftimin për media, ILDKP thotë se nga kontollet e kryera, u evidentua se 81 subjekte deklarues nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor. “Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë”,­deklaron ILDKP. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mos deklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private, sjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale. “Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private”,­thuhet në njoftimin për mediat.

Lista ILDKP 1

Lista ILDKP 2

Lista ILDKP 3

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: