Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Oerd Bylykbashit lidhur me arrestimin në Bolonja dhe mosdeklarimin e tij në formularin e dekriminalizimit.

Rama shprehet se ai duke folur me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90 dhe ajo çfarë tha ishte një shembull i një sherri me një polic në aeroport.

Me këtë Rama nënkupton se nuk është ndaluar nga Policia por vetëm ka debatuar. Po ashtu ai duke ironizuar i bën thirrje zotit të ndërhyjë se populli çfarë nuk dëgjon prej tyre.

Ish- deputeti i PD, Oerd Bylykbashi pak më parë pretendoi se Rama është arrestuar në Bolonja të Italisë dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe për pasojë duhet që të humbasë funksionet si deputet dhe kryeministër.

 

STATUSI I EDI RAMËS

O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb