SHBA – Serena Williams ka habitur të gjithë me deklaratën e saj në lidhje me festimet e 1 vjetorit të vajzës. Pak kohë më parë tenistja e njohur amerikane ka treguar se është Dëshmitare e Jehovait, që kur e ëma ndërroi besimin në vitin 1980.

Të shtunën, teksa jepte një konferencë për shtyp, Serena ka treguar se nuk do t`ia festojë ditëlindjen së bijës, e cila mbush 1 vjeç në shtator shkruan Daily Mail.

“Olimpia nuk do ta festojë ditëlindjen. Ne jemi Dëshmitarë të Jehovait dhe nuk e bëjmë këtë gjë”, – është shprehur tenistja. Sipas Dëshmitarëve të Jehovait, festat si ditëlindjet, Krishtlindjet apo pashkët kanë origjinë pagane, prandaj nuk i festojnë.

Në intervista të mëparshme, Serena është shprehur se edhe pse nuk e ka praktikuar, ajo i përket këtij besimi dhe i është falenderuese Jehovait për çdo arritje dhe sukses të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: