SHBA

Colorado është tronditur fundjavën e kaluar pasi një festë familjare u kthye në tragjedi. Për një hatërmbetje, 28-vjeçari Teodoro Macias u hakmor ndaj miqve të tij pasi nuk e kishin ftuar në një festë ditëlindjeje.

Ai mori armën dhe vrau të dashurën e tij dhe pesë të njohur të tjerë.  Ndërkohë konflikti kishte nisur një javë më parë ku familja kishte disa probleme, teksa Macias paraqitej si një tip shumë xheloz.

Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës dhe ishte e papritur pasi Macias kishte vetëm 1 vit lidhje me të dashurën dhe s’kishte asnjë rekord kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb