Ministrja Elis Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit sot se më 2 mars do të zhvillojë një tubim me qytetarët ku do të lidhin ‘besën’ dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit.

Spiropali thotë se Metën nuk e ndihmon dot as Basha dhe as populli ndërkohë që grushti ishtetit ka nisur në kokën e Ilir Metës që prej nisjes së Reformës në Drejtësi dhe do të vijojë sa herë që do të miratohen ligje me konsensus të SHBA-së dhe BE-së.

”Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!
Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.”- shkruan Spiropali.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb