Presidenti Vladimir Putin ka reaguar për ecurinë e luftës në Ukrainë. Ai nuk ka përjashtuar një takim me Presidentin Volodymyr Zelensky, por ka thënë se për të arritur këtë duhet të piqen kushtete e duhura.

“Askush nuk e përjashton mundësinë për t’u takuar me Zelenskyn, por janë fillimisht disa dokumente që duhet të finalizohen”, tha Putin.

Putini ka thënë më tej se Rusia duhet të rrisë fuqinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj.

“Rusia mund të rrisë vetëm fuqinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj”. Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim video me rastin e Ditës

Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kështu raporton Tass. Putini uroi studentët, prindërit dhe mësuesit e tyre: “Ju po jetoni dhe po rriteni në një kohë shumë dinamike, në të cilën bota po ndryshon dhe po ndryshon me shpejtësi – tha Putin në videon e paraqitur në një ngjarje në Teatrin Bolshoi – . Jam i bindur se në këtë botë të komplikuar, Rusia mund të rrisë vetëm forcën, pavarësinë dhe sovranitetin e saj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: